Potencialet turistike në Vaun e Dejës, priten rreth 2500 turistë në ditë

Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. Numri i turistëve të cilët vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës arrin mesatarisht 2500 në ditë. Kështu shprehet drejtoresha për turizmin në bashkinë Vau i Dejës, Entela Kolaj në një intervistë për RTSH.
“Numri i turistëve krahasuar me vitet e tjera është shumë i lartë. Në liqenin e Komanit turistët i kanë kaluar 2500-2800 turistë të ditë”, tha Kolaj.
Sipas saj operatorët turistik kanë lidhur kontratat me bashkinë për pastrimin e liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.
“Lumi i Shalës është aset i jashtëzakonshëm. Bizneset atje kanë lidhur kontrata për pastrimin e liqenit me bashkinë”, tha ajo.
Ndërkohë ndërtimi i rrugës së Komanit premtuar pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, do të jetë një portë e re për turizmin në këtë zonë shprehet drejtoresha e turizmit Entela Kolaj.
Vau i Dejës po bëhet çdo ditë e më tërheqës, ku numri i turistëve sikurse na informojnë edhe oparatorët turistik është shtuar shumë vitet e fundit.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




