Pr/buxheti 2025 në Kuvend, Peleshi porosit socialistët për angazhim maksimal

Politikë | 2 vite më parë

Sot (2 dhjetor) grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje me fokus seancën e ditës së martë në parlament, ku do votohet nen për nen buxheti i shtetit të vitit 2025. 

Mësohet se kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi u kërkoi deputetëve të jenë të pranishëm në seancë dhe të angazhohen maksimalisht.

Një tjetër pikë që u diskutua në këtë mbledhje, ishin dhe amendamentet e propozuara nga partia demokratike.

Mësohet se deri tani deputetëve nuk u është dhënë një udhëzim i qartë se si duhet të veprojnë, nëse duhet të votojnë pro apo kundër.

Opozita ka dorëzuar 34 amendamente, ku propozon rritje te minimumit jetik në 200 euro, rritje të pensioneve, shtim të fondeve për spitalin onkologjik si dhe rritje pagash.

Pas 1 viti mungesë rikthehet në parlament dhe kreu i PD-së Sali Berisha.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme