Pranvera në Galerinë e Arteve në Sarandë – Pritshmëri për një sezon më të suksesshëm

Kulturë | 7 muaj më parë

Galeria e Arteve në Sarandë po shënon këtë sezon një rritje të dukshme të numrit të vizitorëve, duke u kthyer në një nga pikat kulturore më të frekuentuara në qytet. Interesi në rritje vjen si nga turistët vendas, ashtu edhe nga vizitorët e huaj që zgjedhin të njihen më nga afër me artin dhe kulturën lokale.

Sipas drejtorit të Galerisë së Arteve, Lefter Çako, një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim po luan edhe  bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet arsimore të qytetit. Shkollat organizojnë orë të veçanta edukative dhe vizita në galeri, ku nxënësit njihen me zhvillimin e artit, ekspozitat e ndryshme dhe vlerat kulturore që promovohen në te. Këto aktivitete synojnë të afrojnë brezin e ri me artin dhe të nxisin interesin për kulturën lokale.

Përfaqësuesit e galerisë shprehen optimistë se ky sezon turistik do të jetë më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar, si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në aktivitetet e organizuara.

Kjo rritje e interesit tregon se Galeria e Arteve po forcon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një hapësirë e rëndësishme kulturore në Sarandë. Me një sezon në rritje si në vizitorë ashtu edhe në aktivitete, galeria pritet të ketë një rol edhe më të dukshëm në jetën kulturore të qytetit.

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme