Prapaskena e Geri Nevill/ Siti në kaos, Guardiola ka një problem

Ajo që po ndodh me Mançester Sitin nuk është një rastësi. Mungesa e rrezultateve në fushë janë pasojë e mosmarrëveshjeve në dhomat e zhveshjes.
Sipas Geri Nevill ka diçka që nuk shkon me skuadrën e Josep Guardiolës. “Duhet që të shikojmë edhe zgjedhjet e bëra nga trajneri sa i përket formacionit pasi aty mund të shikosh përtej paraqitjes. Unë mendoj se ka diçka mes Kevin De Bryjnes dhe Guardiolës. Fakti që belgu nuk aktivizohet nga minuta e parë për sa kohë ai është i shëndetshëm mua më bën përshtypje. Edhe pse nga ana tjetër them se Guardiola ka plotësisht kontroll mbi klubin dhe skuadrën. Ai mezi po pret merkaton e janarit për të sistemuar disi asetin e lojës”, tha Nevil në podcast-in e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




