Prapaskenat e Fest 64/ Sihana Haxhnikaj: Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës, hapi më i madh që kam ndërmarrë

Sihana Haxhnikaj është një nga artistet pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Horizont”.
Në prapaskenat e Fest 64, Sihana Haxhnikaj e cilësoi këtë eksperiencë si një moment shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.
“Jam shumë e lumtur që marr pjesë në Festivalin e Këngës dhe jam mirënjohëse që jam këtu. Kam pasur shumë mbështetje nga familja, por edhe nga miqtë e mi në Australi”, u shpreh ajo.
Sihana tregon se një nga mesazhet më domethënëse që ka marrë para performancës ishte: “Suksese sot, shkoftë sa më mbarë”, një mbështetje që i ka dhënë forcë dhe motivim.
Artistja thekson se ka dhënë maksimumin në skenë, duke përmendur edhe rrugën e gjatë që ka bërë nga Australia për të qenë pjesë e këtij festivali.
“Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës është hapi më i madh për mua deri tani. Kam shumë dëshirë të jem fituese dhe të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision”, përfundoi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




