Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Shtet me vokacion të qartë evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik.
“Urime autoriteteve të Kosovës, shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.Të gjitha vendeve anëtare ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese!”, shkruan Begaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi sot aplikimin për anëtarësimin në BE dhe e cilësoi këtë një ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




