Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadores së Paraguait

Politikë | 3 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar Letrat Kredenciale të Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Paraguait në Shqipëri, jo rezidente, María José Argaña de Mateu.

Gjatë ceremonisë dhe takimit pasues, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit dypalësh. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria dhe Paraguai kanë mundësi konkrete për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si: energjia, bujqësia, blegtoria, kultura, si edhe në sektorë të tjerë ekonomikë, duke inkurajuar intensifikimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave në nivele të ndryshme.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj shprehu shpresën që Paraguai do ta rishqyrtojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, duke nisur nga mbështetja për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, siç është Interpol.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme