Presidenti Biden thotë se nuk do të mbështeste sulmet izraelite në objektet bërthamore të Iranit

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”, shkruan VOA.

Presidenti Biden foli një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të përgjigjen proporcionalisht”, u tha Presidenti Biden gazetarëve.

I pyetur nëse ai do të mbështeste Izraelin për të goditur objektet bërthamore iraniane siç ka kërcënuar prej kohësh, Presidenti Biden u tha gazetarëve se “përgjigja është jo”.

Zoti Biden tha se duhet të vendosen sanksione të tjera ndaj Iranit dhe ai do të zhvillonte një bisedë me kryeministrin Netanyahu, së shpejti.

Sipas VOA

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme