Presidenti Erdoğan, telefonatë ngushëllimi familjes së Haniyeh

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me gruan dhe fëmijët e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra në Iran, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës thuhet se presidenti Erdoğan në bisedë shprehu pikëllim të thellë për martirizimin e Haniyeh si pasojë e një atentati të pabesë.

Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan tha se “Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze”.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Fidan theksoi se Haniyeh ia kushtoi jetën kauzës palestineze, duke sjellë paqe dhe qetësi në Palestinë dhe se ata janë dëshmitarë të përpjekjeve që ai bëri kohët e fundit për arritjen e armëpushimit.

“Haniyeh nuk e humbi kurrë besimin në paqe edhe kur anëtarët e familjes së tij u masakruan nga Izraeli. Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze. Kujtimi i tij i dashur do të jetojë në kauzën e drejtë të popullit të Palestinës. Zoti e mëshiroftë, vendi i tij qoftë xheneti”, theksoi Fidan.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme