Presidenti i federatës motivon lojtarët para finales ndaj Kosovës: Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror

Botërori 2026 | 7 muaj më parë

Turqia po përgatitet për finalen e Play Off-it të Kupës së Botës, që do të luajë në Prishtinë kundër Kosovës të martën më 31 mars.

Ditën e sotme stërvitjen e kombëtares turke e ka ndjekur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, i cili u ka premtuar një shpërblim të majmë futbollistëve, nëse arrijnë që të kualifikohen në Botëror.

Sipas mediave lokale, Haciosmanoglu u ka premtuar nga një vilë në Bodrum lojtarëve të Turqisë, nëse arrijnë që të mposhtin Kosovën në finale.

“Kemi 22 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve nëse kualifikohemi”, ka thënë presidenti i federatës turke të futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme