Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia. Kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit rrogozhinas.
Në urimin e tij Infantino thekson se kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.
Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:
I nderuar President,
Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë.
Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.
Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.
Me respekt,
Gianni Infantino

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




