Presidenti i KiE, Michel: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Presidenti i KiE, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në Twitter, pas përfundimit të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, shprehet se “e ardhmja është më e sigurt dhe e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së”.
“Samiti dhe deklarata e sotme janë piketa të rëndësishme. Ato mbartin angazhime konkrete dhe hapa shtesë drejt integrimit. Unë besoj thellësisht se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.”- shkruan Michel.
Në Samitin e BE- Ballkani Perëndimor të zhvilluar sot në Tiranë, liderët evropianë ranë dakord për sfidat e përbashkëta që kanë vendet anëtare përpara tyre.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, angazhimi i BE-së në perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, vijueshmëria e reformave, mbështetja për dialogun Prishtinë- Beograd, paketa e mbështetjes për energjinë, ishin disa nga pikat kryesore të Samitit.
Michel e cilësoi si një ngjarje historike faktin që ky Samit u mbajt në Tiranë dhe kjo, sipas tij, është një mesazh që BE-ja mbetet e angazhuar në Ballkani Perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




