Presidenti Nigerian përgëzon lirimin e mbi 300 nxënësve

Botë | 6 vite më parë

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka mirëpritur lirimin e mbi 300 nxënësve të rrëmbyer nga terroristët e Boko Haramit në shtetin Katsina javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Buhari e përshkroi kthimin e tyre të sigurt si një lehtësim të madh për familjet e tyre, të gjithë vendin dhe bashkësinë ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të tij Garba Shehu të enjten vonë.

“Fryma e partneritetit dhe përpjekjet bashkëpunuese të qeverive të shteteve dhe ushtrisë Katsina dhe Zamfara çuan në lirimin e tyre”, tha Buhari.

“Guvernatori i Katsina Aminu Bello Masari dhe ushtria punuan jashtëzakonisht shumë. Sapo mora informacionin, i përgëzova. Forcat e Armatosura e dinë punën e tyre. Ata kanë qenë të trajnuar mirë dhe të motivuar siç duhet”, shtoi ai.

Të martën, autoritetet nigeriane theksuan se hynë në bisedime me rrëmbyesit.

“Kur ndodhi incidenti i fundit, ne bëmë përpjekjet tona dhe sot kemi këtë rezultat për të treguar”, tha Buhari.

Rreth 500 nxënës fillimisht u raportuan të ishin rrëmbyer nga një shkollë publike në Kankara, një komunitet i vogël në shtetin veriperëndimor Katsina më 11 dhjetor. Statistikat e azhurnuara të shkollës dhe kthimi i 17 djemve treguan më vonë se 302 nxënës ishin zhdukur.

Rrëmbimi shkaktoi protesta në vend dhe në të gjithë botën. OKB-ja i përshkroi rrëmbimet si një sulm ndaj institucioneve arsimore ndërsa shumë nigerianë, përfshirë anëtarët e parlamentit, kërkuan largimin e udhëheqësve ushtarakë.

Ky incident shënoi rrëmbimin e tretë të studentëve gjatë një dekade nga rrjeti terrorist Boko Haram pasi 270 vajza shkolle Chibok u rrëmbyen në Afrikën Perëndimore në vitin 2014 dhe 110 vajza u rrëmbyen nga një shkollë në verilindje të vendit në vitin 2018.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme