Presidenti Pezeshkian: Përpjekja e SHBA për të detyruar Iranin të dorëzohet, veçse një iluzion

Botë | 5 muaj më parë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se përpjekjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta detyruar Iranin të dorëzohet janë “thjesht një iluzion”.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Pezeshkian theksoi se Irani i ka respektuar vazhdimisht angazhimet e tij dhe ka shqyrtuar çdo mundësi për të shmangur luftën.

“Irani i është përmbajtur vazhdimisht angazhimeve të tij dhe ka shqyrtuar çdo rrugë për të parandaluar luftën”, u shpreh ai.

Presidenti iranian kritikoi gjithashtu administratën amerikane për paralajmërimet mbi sulme edhe më të ashpra ndaj Iranit, në rast se Teherani nuk arrin një marrëveshje të pranueshme për Uashingtonin.

“Përpjekja e SHBA-së për ta detyruar Iranin të kapitullojë nuk është gjë tjetër veçse një iluzion”, shkroi Pezeshkian.

Ai shtoi se dialogu dhe respekti reciprok mbeten rruga më e mirë për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

“Respekti i ndërsjellë në diplomaci është shumë më i mençur, më i sigurt dhe më i qëndrueshëm sesa lufta”, theksoi presidenti iranian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme