Presidenti Trump paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Republika Islamike nuk do të ekzistojë më nëse vijojnë sulmet!

Presidenti Donald Trump kërcënoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara mund të “përfundojnë ushtarakisht punën” kundër Iranit, duke paralajmëruar se Republika Islamike “nuk do të ekzistojë më” nëse lufta rifillon në shkallë të plotë.
Deklarata erdhi pasi avionët amerikanë goditën disa objektiva ushtarake iraniane në jug të vendit, në hakmarrje për sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Pak orë më vonë, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte nisur sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, duke e cilësuar veprimin si përgjigje ndaj shkeljes së armëpushimit.
Autoritetet në Kuvajt dhe Bahrein konfirmuan sulmet dhe u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se objektivat iraniane të goditura përfshinin sisteme mbrojtjeje ajrore, vendet e magazinimit të dronëve dhe kapacitetet e vendosjes së minave. Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të tranzitit të naftës në botë, mbetet nën presion të lartë, ndërsa tensionet mes dy vendeve rrezikojnë të shndërrohen në një konflikt më të gjerë rajonal.
U.S. Navy and Air Force fighter jets conducted strikes tonight on 10 Iranian military targets at multiple locations in and near the Strait of Hormuz for Iran's drone attack on M/T Kiku. pic.twitter.com/Z0TLZRqmF6
— U.S. Central Command (@CENTCOM) June 28, 2026
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




