Presidentja e Sllovenisë vizitë në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka pritur me ceremoni zyrtare homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar (Natasa Pirc Musar), e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, dy presidentët do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë ditës së sotme (23 maj) presidentja sllovene do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrit Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Presidentja Musar do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse drejtuar deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë.

Një ditë më parë presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar e nisi vizitën nga ambientet e  Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Alfred Peza.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, nën shoqërinë edhe të ambasadorit të Sllovenisë në Tiranë, Peter Japelj iu drejtuan sallës së rinovuar të orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, si e ftuar e nderit në koncertin homazh që orkestra e RTSH-së organizoi në nder të kompozitorit të famshëm slloven Bojan Adamiç.

Në ditën e tretë Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar do të vizitojë Durrësin dhe Fierin ku do të zhvillojë takime me kryebashkiakët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme