Prezantimi i Kompani në Mynih: Qëndrojnë vetëm lojtarët e uritur

Gjermani | 2 vite më parë

Dita e sotme ishte ajo e prezantimit të trajnerit të ri të Bajernit. Përballë gazetarëve Vinsent Kompani u shfaq i lumtur për detyrën e re, por njëkohësisht përfitoi për t’i dhënë një mesazh të gjithë lojtarëve.

“Në Mynih do të qëndrojnë vetëm lojtarët, të cilët janë të uritur për sukses. Do të flas me secilin prej lojtarëve dhe do të shikoj se sa të urutur janë. Dua të fitojmë të gjitha ndeshjet”, paralajmëroi 38-vjeçari.

Më tej ai komentoi edhe parapaskenën sipas së cilës ka pranuar menjëherë pozicionin e ofruar nga Eberl dhe Frojnd. “Për mua janë ineteresuar edhe disa skuadra të tjera, por kur bisedova me Drejtorin Sportiv (Maks Eberl) dhe Menaxherin (Kristof Frojnd) thash me vete se Bajerni ishte skuadra e duhur”, pohoi Kompani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme