Proda – Ball: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim kortezie Adam Ball, drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore britanike, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Ball vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në këtë drejtim dhe falënderoi Prodën, për bashkëpunimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, përfshirë trajnimin e disa oficerëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus hetimin e krimeve kompjuterike dhe digjitale.

Gjatë takimit, Proda theksoi se Policia e Shtetit e konsideron prioritet bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe se modeli i suksesshëm i bashkëpunimit mes policive kufitare duhet të shtrihet edhe më tej.

Adam Ball e ftoi zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fund të takimit, Proda dhe Ball vlerësuan punën e shkëlqyer të oficerëve të kontaktit në policitë respektive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme