Proda shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë së Lezhës dhe zv.drejtorin e Rendit: Performancë e dobët

Aktualitet | 10 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, pas procesit të vlerësimit të performancës të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.

Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Altin Mena, dhe të zv.drejtorit  për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv.drejtorin  për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacion janë shkarkuar nga detyra edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, dhe Shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi.

Emërimet e reja në strukturat e Policisë së Shtetit

Altin Mena – zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës

Taulant Gjoka – shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër

Mariglen Duçi – shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës

Besmir Dervishi – shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë

Ervis Gjoshi – shef i Komisariatit të Policisë Dibër

Sentilian Ndreu – komanduar përkohësisht si shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme