Prof. Edvin Prifti: Modeli i universiteteve mjekësore shqiptare është i vjetruar, mësimdhënia nuk ka ndryshuar
Në Nazarko Podcast në RTSH, profesori dhe studiuesi i njohur Edvin Prifti ka folur për gjendjen e arsimit universitar në fushën e mjekësisë në Shqipëri dhe për origjinën e kolonjarëve, duke ofruar një perspektivë multidisiplinare mbi historinë dhe sfidat aktuale.
Në lidhje me mësimdhënien në universitetet shqiptare të mjekësisë, Prifti thekson se nuk ka pasur ndryshime të mëdha që nga viti 2013 dhe shpreh pikëpamjen se ndarja e universiteteve në degë të veçanta mjekësore nuk është modeli më i mirë. Ai argumenton se ky model është reminishencë e sistemeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe regjimeve diktatoriale, të cilët kanë ndarë universitetet në mënyrë të ngushtë, duke penguar zhvillimin e mjekëve intelektualë dhe të plotë.
“Në vitin 2013 kam bërë një studim mbi 2.635 universitete të Evropës kontinentale dhe vetëm 51 prej tyre ishin universitete të veçanta mjekësore, kryesisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropës Lindore, që po përpiqeshin të konvertoheshin në modele më bashkëkohore,” shpjegon Prifti.
Ai mbështet idenë që universitetet publike në Tiranë, duhet të grumbullohen në një universitet të vetëm, duke respektuar konceptin universal të “universit”.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



