Programet e nxitjes së punësimit-Mundësi shumë e mirë për të rinjtë

Ana Rushiti, 26 vjeç, është një nga të rinjtë që ka përfituar nga programi i nxitjes së punësimit, duke marrë pjesë në një praktikë profesionale pranë zyrave të punës për një periudhë tre-mujore. Ky program i ka dhënë mundësinë të fitojë përvojë të vlefshme në fushën e saj dhe të përfshihet direkt në proceset administrative që lidhen me tregun e punës.
Ana shpreh kënaqësinë e saj për këtë mundësi, duke theksuar se praktika e ka ndihmuar të zhvillojë aftësi të reja dhe të zgjerojë horizontet e saj profesionale.
Për këtë vit në rrethin e Gjirokastrës falë programeve të nxitjes së punësimit është mundësuar punësimi i rreth 65 individëve kryesisht të rinj.
Gazetare: Nermin Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




