Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Muzhaqi: 1200 pozicione praktike pune në administratë!

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi të martën se mbeten edhe 10 ditë para se të mbyllen aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Ministrja e vlerësoi këtë program një mundësi plus për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që duan të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore.
Zonja Muzhaqi bëri të ditur se këtë vit ofrohen mbi 1200 pozicione të lira në administratë. “3 muaj praktike pune e njohur si eksperiencë pune në Administraten Shtetërore. Ndërsa për ata që vlerësohen maksimalisht gjatë 3-mujorit të praktikës, mundësi për punësim me kontratë 1-vjeçare”, tha Muzhaqi.
Për të qenë pjesë e thirrjes, aplikantët duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “bachelor”, si dhe të plotësojnë një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi deri më 15 gusht në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




