Projekt për sistemin e ujitjes në Konispol, investimi prej 10 mln euro do mbulojë mbi 2 mijë ha tokë

Ministria e Bujqësisë vjen në Bashkinë e Konispolit me një tjetër projekt madhor “Rehabilitimin dhe modernizimin e skemës ujitëse me burim ujor rezervuarin e Janjarit dhe Mursisë”, me një investim prej 10 milion eurosh.
Ky projekt i rëndësishëm synon ndërtimin e një sistemi të ri ujitjeje me presion, që do t’u shërbejë fermerëve të zonës së Konispolit, duke mbuluar 2,215 ha tokë bujqësore me standarde të reja dhe efikasitet më të lartë.
Fermerët e zonës së Konispolit shprehen se prej vitesh përballen me sfida të mëdha për sigurimin e ujit dhe ky investim do të jetë një kthesë e madhe për punën në bujqësi.
Ky investim përbën fazën e dytë të ndërhyrjeve në këtë zonë, pas projektit të realizuar në periudhën 2016–2020, me vlerë 12.6 milion euro, ku u rehabilitua rezervuari i Janjarit dhe rrjeti kryesor i kanaleve ujitëse, duke garantuar furnizimin për mbi 4,500 ha në bashkitë Finiq dhe Konispol.
Ky investim është më shumë se një projekt infrastrukture është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë në jug të vendit, një garanci për qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike dhe një mbështetje konkrete për fermerët e zonës.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




