“Projekti Liria” nis sot/ Ushtria amerikane angazhon 15,000 mijë persona dhe 100 avionë për të nxjerrë anijet nga Ngushtica e Hormuzit

Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të mbështesë të ashtuquajturin “Project Freedom” (Projekti Liria) për nxjerrjen e anijeve të bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit.
“Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së do të fillojnë të mbështesin Projektin Liria më 4 maj, për të rivendosur lirinë e lundrimit për anijet tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të dielën.
Kjo mbështetje përfshin 15,000 persona, shkatërrues të armatosur me raketa të drejtuara dhe më shumë se 100 avionë.
Centcom deklaron se “një e katërta e tregtisë botërore të naftës në det dhe sasi të konsiderueshme karburanti dhe plehrash transportohen përmes ngushticës”.
“Mbështetja jonë për këtë mision mbrojtës është thelbësore për sigurinë rajonale dhe ekonominë globale, ndërkohë që ne gjithashtu ruajmë bllokadën detare”, shtoi admirali Brad Cooper, komandant i Centcom.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




