Projekti vazhdon, Gvozdenovic rinovon kontratën me Elbasanin

Puna e mirë vlerësohet. Drejtuesit e Elbasanit kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin Ivan Gvozdenovic, i cili ka rinovuar kontratën me verdheblutë edhe për sezonin e ardhshëm.
“AF Elbasani njofton rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Ivan Gvozdenovic duke konfirmuar vazhdimin e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.
Ky vendim pasqyron besimin e klubit te puna, vizioni dhe profesionalizmi i stafit teknik, si dhe synimin për të ndërtuar mbi bazat e krijuara deri më tani”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Tekniku 47-vjeçar mori drejtimin e skuadrës verdheblu në dhjetor të vitit 2024 dhe në sezonin e tij të dytë arriti që të rikthejë Elbasanin në Kupat e Europës. Verdheblutë janë akoma në garë për titullin kampion këtë sezon, pasi kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i Final 4 gjenden në kuotë të barabartë pikësh me Egnatian.
Elbasani do të përballet me Vllazninë në “Air Albania” më 31 maj në sfidën e fundit të Final 4.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




