Propozimi francez, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton më 14 korrik, e pranishme dhe Presidentja e KE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë të enjten, më 14 korrik, në lidhje me propozimin francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarisë, për t’i hapur rrugën nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE. E pranishme në këtë seancë do të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të mbajë edhe një fjalim
Qeveria maqedonase, me kërkesë të deputetëve të martën pasdite ka dorëzuar në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Qeveria publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kërkohet nga opozita.
Prej ditësh tashmë, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protesta që kërkojnë refuzimin e propozimit francez. Sipas tyre, ky propozim rrezikon gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




