Protesta e PD-së para kryeministrisë, Mërtiri: Fitoi Berisha, por jo opozita
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur para kryeministrisë këtë të hënë (22 dhjetor), teksa tha se ky tubim i dha një moment politik Sali Berishës, por jo opozitës në tërësi.
“Fitoi Berisha, por jo opozita. Çdokush e kupton që nuk rrëzohet Edi Rama me militantët e partisë që mblidhen në shesh dhe protestojnë kundër tij. Dihet që militantët janë kundër Ramës. Çështja është a erdhën qytetarë në shesh. Populli shqiptar nuk e do Edi Ramën, por nuk e do as Sali Berishën dhe nuk vjen në një protestë të thirrur nga Berisha,” tha ai.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, analisti u shpreh se Berisha arriti të rikuperojë disi pozitat e tij pas nisjes së foltoreve, kur pjesëmarrja ishte e ulët.
“Kur nisi foltoren, Berisha ishte keq, pak njerëz ishin në shesh. Që Berisha të fitojë dhe Rama të përmbyset, duhet të vijë i gjithë populli në shesh. Berisha ja hodhi lumit momentalisht. Tashmë ka një foltore paralele nga Salianji dhe ka një indinjatë e militantëve dhe anëtarëve të PD. Berisha me këtë protestë u ngrit pak nga fundi,” u shpreh Mërtiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




