Protesta hyn në ditën e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Aktualitet | 4 muaj më parë

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 49-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 49-të radhazi.

Ndërkaq, gazetarjas e RTSH-së, Jonida Omeri, e cila ndjek nga afër protestën, theksoi se ky tubim vjen disa orë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

“Kërkesa që sipas tyre janë të panegociueshme dhe pa plotësimin e këtyre kërkesave nga ana e qeverisë Rama nuk do të ndalen këto protesta të cilat po zhvillohen në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Të paktën deri në këto momente është nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” dhe janë pothuajse shumë pranë bulevardit Dëshmorët e Kombit, qytetarët të cilët do të protestojnë ditën e sotme.

Do duhet theksuar se kjo protestë në ditën e saj të 49-të vjen disa orë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar Qytetar, i cili është mbajtur paraditen e sotme dhe është shoqëruar, le të themi, edhe me disa kontradikta pasi ka pasur një pjesë të qytetarëve apo të organizatorëve që janë shprehur pro këtij Kuvendi kombëtar. Nga ana tjetër ka patur qytetarë të cilët kanë theksuar se Kuvendi Kombëtar mbahet pikërisht në bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku sipas atyre që e kanë kundërshtuar këtë Kuvend kombëtar janë qytetarët e vërtetë ata të cilët kanë rezistuar gjatë këtyre 49 ditëve dhe kanë protestuar”, theksoi gazetarja Omeri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme