Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta e përditshme në Tiranë ka hyrë sot në ditën e saj të 59-të radhazi.
Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin paqësor përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gazetarja e RTSH, Rugova Dunisha, raportoi për RTSH-24 duke theksuar se, “Protesta qytetare vijon sot për të 59-ën ditë me radhë përballë Kryeministrisë, duke ndjekur një itinerar të ngjashëm siç ka ndodhur për dy muaj rresht. Qytetarët fillimisht mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, ku pas grumbullimit nisin marshimin paqësor drejt Kryeministrisë.”
Më tej, ajo duke ndarë detaje për RTSH, shtoi se, “ Gjatë marshimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre kryesore: formimi i një qeverie të re, një pakt i ri me qytetarët, dorëheqja e qeverisë aktuale, si dhe ndryshimi i disa ligjeve kryesore.– shtoi gazetarja Rugova Dunisha.
/rtsh.a/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




