Protesta kundër Netanyahut, bllokohen autostradat duke kërkuar zgjedhje

Protestuesit kanë bllokuar autostradën kryesore Ayalon në qendër të Tel Avivit, ka raportuar “The Times of Israel“
Ata po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje me Hamasin për t’i kthyer robërit izraelitë në shtëpi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shtetin e Izraelit.
Demonstruesit bëjnë thirrje për një grevë kombëtare për t’i bërë presion qeverisë që të thërrasë zgjedhje.

“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shtetin e Izraelit. Duhet të ndalojmë braktisjen”, thonë protestuesit.
Ne duhet të ndalojmë braktisjen,” citoi The Times of Israel të thoshte një protestues.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




