Protesta para Kryeministrisë, Albana Vokshi thirrje qytetarëve: Bashkojuni tubimit

Deputetja demokrate Albana Vokshi në një deklaratë për media ka dalë në mbështetje të protestës që do të mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë nga komuniteti i gazetarëve pas ‘çuarjes në riedukim’ të gazetarit nga Edi Rama gjatë konferencës së këtij të fundit më 1 korrik.
Vokshi në emër të PD u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen kësaj proteste ndërsa thekson më tej se ‘dhuna’ e Kryeministrit ndaj gazetarëve është sistematike.
“Sot pasdite në 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur protestë para Kryeministrisë. PD shpreh mbështetjen e plotë për këtë protestë e u bën thirrje të gjithë gazetarëve, shoqatave të tyre dhe qytetarëve që besojnë se shtypi i pavarur e liria e fjalës është shtyllë e demokracisë, ti bashkohen këtij tubimi.
Protesta jo vetëm për censurimin e gazetarit, duke e njohur Ramën dhuna ka qenë qysh kur ka hipur në karrigen e kryeministrit e vazhdueshme ndaj gazetarëve. Është fakt se Olta Xhacka ka shkelur kushtetutën duke përfituar pasuri publike në emër të bashkëshortit.
Fakt se kumbari i këtij pazari korruptiv është vetë Rama. Më e pakta që duhet të ndodhë është heqja e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme ndërsa SPAK nuk duhet të mbyllë sytë e veshët si po vepron por ta hetojë këtë aferë skandaloze. Dilni sot në protestë”, tha Vokshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




