PSG-Marseille, Luis Enrique s’është i qetë: Duhet të japim edhe më shumë, OM më pëlqen shumë!

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Në Ligue 1 franceze sot në mbrëmje luhet njëra prej ndeshjeve më interesante të sezonit pasi PSG pret në fushën e saj ekipin e Olympique de Marseille.

Në vigjilje të kësaj sfide trajneri i ekipit kampion ka lënë të kuptohet se të tijve nuk i mjafton një paraqitje e zakonshme për të marrë tri pikët përballë ekipit të De Zerbi-t.

“Ajo që mund të them është se OM ka një stil loje sulmues, i cili mua më pëlqen shumë. Ata kanë një trajner shumë të mirë dhe disa lojtarë, të cilët i vlerësoj shumë. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe në takimin tonë të fundit ata treguan se mund të na vendosnin shumë në vështirësi”, tha Luis Enrique duke iu referuar finales së Champions Trophy, e cila u fitua nga ekipi i Parisit pas goditjes së penalltive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme