Publikohen në rrjetet sociale dokumentet sekrete të SHBA dhe NATO për luftën në Ukrainë, Pentagoni nis hetimet

Pentagoni ka nisur hetimet për një shkelje të raportuar të sigurisë ku disa dokumente që ofrojnë detaje të planeve të SHBA-së dhe NATO-s për të ndihmuar në përgatitjen e Ukrainës për një ofensivë kundër Rusisë, kanë dalë në platformat e mediave sociale.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e postimeve në mediat sociale dhe Departamenti është duke e shqyrtuar çështjen”, tha Zëvendës Sekretarja e Shtypit e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Sabrina Singh.
Dokumentet u shpërndanë në Twitter dhe Telegram dhe raportohet se përmbajnë detaje në lidhje me dërgesat e armëve, forcat e batalionit dhe informacione të tjera të ndjeshme, raporton The Guardian.
Një nga dokumentet përmbledh oraret e stërvitjes së 12 brigadave luftarake të Ukrainës ku thuhet se nëntë prej tyre po stërviteshin nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s dhe kishin nevojë për 250 tanke dhe më shumë se 350 automjete të mekanizuara.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




