Pukë/ Zbulohen 130 bimë kanabisi në fshatin Arst, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Policia e Pukës ka finalizuar operacionin e koduar “Arsti”, në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i operacionit, është arrestuar një 55-vjeçar, ndërsa është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Arst për shpërdorim detyre.
Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Pukës, pas kontrolleve në terren dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, zbuluan në territorin e fshatit Arst 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, me përjashtim të një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra shtetasi S. N., 55 vjeç, banues në fshatin Arst, i dyshuar si kultivues i parcelës me kanabis.
Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Arst, M. K., 60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Policia bën me dije se kontrollet për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




