Pushimet e verës në det apo në mal? Velipoja dhe Thethi, ndër destinacionet e preferuara të shkodranëve
Me ardhjen e verës, shkodranët i drejtohen natyrës për të shijuar ditët e nxehta të sezonit, por zgjedhja mes detit dhe malit mbetet përherë një dilemë.
Velipoja, si plazhi më i afërt dhe tradicional për shkodranët, mbetet destinacioni më i frekuentuar, sidomos për familjet dhe të rinjtë që kërkojnë relaks dhe argëtim në bregdet. Infrastruktura e përmirësuar dhe ofertat turistike në rritje kanë bërë që ky plazh të jetë ndër më të vizituarit në veri të vendit.
“Unë vij nga Kanadaja për të pushuar në Velipojë, sepse është vendi më i mrekullueshëm në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh një pushuese.
“Preferojmë deti më shumë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Nga ana tjetër, pushimet në mal ofrojnë jo vetëm ajër të pastër dhe natyrë të virgjër, por edhe mundësinë për të praktikuar ecje, kamping apo eksplorim kulturor me destinacione si Thethi, Vermoshi apo Razma.
“Ne lëvizim shumë dhe nuk mund të them se kush më pëlqen më shumë”, tha një tjetër qytetare.
Turizmi i natyrës dhe ai bregdetar, krijojnë një shije të larmishme pushimi mes qytetarëve të Shkodrës. Ndërkohë, ndikim të madh në zgjedhje kanë edhe faktorët ekonomikë, afërsia gjeografike dhe preferencat familjare.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




