Qarkullonte i armatosur, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë. Momenti kur policia e shtrin në tokë (Video)

Aktualitet | 6 muaj më parë

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës në kryeqytet 39-vjeçari.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme