Qëlloi me breshëri plumbash pas sherrit me dy vëllezërit në Shijak, plagoset kalimtari, në kërkim autori

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht pasi e kapën plumbat që 30-vjeçari Arbër Hoxha qëlloi me breshëri në drejtim të biznesit të dy vëllezërve Domi në Shijak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Xhafzotaj të Shijakut, ku të shtënat në drejtim të një pike tregtimi aksesorësh për automjetet erdhën pas sherrit që autori ka pasur me vëllezërit Domi.  

Nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur kalimtari Enidor Dedja, 36 vjeç, ndërsa plumbat kapën edhe xhamin e një autobusi që ndodhej i ndaluar, fatmirësisht pa njerëz brenda.

Ende nuk dihet saktësisht motivi i konfliktit, por paraprakisht lidhet me një grindje e ndodhur për shkak të aktivitetit që zhvillonin vëllezërit Domi.

Policia ka shpallur në kërkim autorin Arbër Hoxha, 30 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarje me një makinë tip Ford Fiesta.  Policia vijon krehjen e zonë për kapjen e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme