Qendra shëndetësore në Valbonë, shërbim 24 orë në zonën turistike

Sociale | 2 vite më parë

Edhe këtë sezon, qendrat shëndetësore kryesisht në zonat turistike janë përforcuar me shërbime shtesë.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar luginës së Valbonës e cila ka edhe numrin më të lartë të turistëve vendas e të huaj.

Në këtë kontekst, drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Hasan Halilaj thotë se këto qendra kanë funksionuar në 24 orë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve e turistëve.

“Në qendrat verore, në shërbim të turizmit, kemi qendra në Valbonë. Vetëm vitin që kaloi janë shënuar mbi 400 e 50 vizita që kanë bërë të huajt që kanë marrë mjekimin e nevojshme. Qendrat funksionojnë më së miri brenda orarit të përcaktuar. Vazhdojmë t’u përgjigjemi nevojave jo vetëm të huajve, por edhe për vendasit”, tha Halilaj.

Nga ana tjetër, në të gjithë qarkun ky shërbim i shtrirë në 25 qendra shëndetësore ka funksionuar normalisht përfshirë edhe furnizimin me medikamente mjekësore dhe sigurisht pa mungesë stafi të specializuar qoftë mjek, por edhe infermierë.

Paralelisht është punuar edhe për përmirësimin e infrastrukturës në objektet e qendrave shëndetësore, një pjesë prej tyre janë rikonstruktuar tërësisht me ambiente e kushte të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve.

Gazetar: B. Muçmata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme