Qindra media dhe organizata kërkojnë nga Izraeli qasje për gazetarët e huaj në Gaza

Botë | 1 vit më parë

Më shumë se 130 organizata për të drejtat e medias dhe gazetarëve i bënë thirrje Izraelit t’i japë shtypit ndërkombëtar akses “të menjëhershëm dhe të pakufizuar” në Rripin e Gazës, i cili është ndaluar të raportojë te korrespondentët e huaj, me disa përjashtime, që nga 7 tetori 2023.

“Për 20 muaj, autoritetet izraelite u kanë mohuar gazetarëve jashtë Gazës aksesin e pavarur në Territoret Palestineze, një situatë e paprecedentë në historinë moderne të konfliktit të armatosur”, thanë nënshkruesit e kësaj letre, të koordinuar nga ”Reporterët pa Kufij” (RSF) dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në Nju Jork.

“Gazetarët vendas, të cilët e kuptojnë më mirë realitetin, po përballen me zhvendosje dhe uri. Deri më sot, gati 200 gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite. Shumë të tjerë janë plagosur dhe e shohin jetën e tyre të kërcënuar vazhdimisht sepse bëjnë punën e tyre: ata janë dëshmitarë”, vazhdon letra, e cila është nënshkruar, ndër të tjerë, nga drejtori i lajmeve të AFP-së, Phil Chetëynd, drejtoresha e Associated Press, Julie Pace dhe Aluf Ben, kryeredaktor i gazetës izraelite Haaretz.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë denoncoi se gjatë bombardimeve izraelite të një spitali në pjesën lindore të qytetit të Gazës gjetën vdekjen  tre gazetarëve të tjerë, të cilët punonin për rrjetin televiziv Palestina al Youm, dhe Samir Rifai të agjencisë së lajmeve Shams.

Sipas Sindikatës, tre gazetarët ishin në një tendë pranë Spitalit al-Ahly kur u vranë. Ushtria izraelite tha se sulmi i saj kishte në shënjestër një “qendër komande” të Xhihadit Islamik pranë spitalit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme