Qindra vetë notojnë në temperataura të ulëta në në lumin Vltava

Qindra notarë bëjnë një not në të ftohtë në lumin Vltava në qendrën historike të Pragës në Ditën e Shën Stefanit. Edicioni i 74-të i Alfred Nikodem Memorial u zhvillua nën masa të forta anti-virus, me notarët që testoheshin për Covid-19 dhe duhej të mbanin maska kur nuk notonin.
Republika Çeke, një anëtare e BE-së me 10.7 milion njerëz, po përballet me një rritje në rastet e Covid-19 dhe do të hyjë në një bllokim të pjesshëm të Dielën. “Alfred Nikodem bëri notin e parë publik me një grup prej shtatë notarësh në të ftohtë në lumin Vltava në vitin 1923.
Në disa vjet, ishin dhjetra notarë që u bashkuan me të.”, tha Tomas Prokop, organizator i eventit. Ai shtoi se askush që nuk është testuar për Covid-19 nuk lejohet të notojë. Ka zgjatur mjaft orarin e ngjarjes.” Uji është I ngrohtë, vërtet i ngrohtë”, tha Milena Holubcova, një notare 74 vjeçe.
Ndërsa një tjetër notar thotë se pjesa e vështirë ishte testi Covid që është një dhimbje, por uji është i këndshëm, është i këndshëm dhe brisk i ftohtë siç duhet të ishte për Krishtlindje.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




