QSUT – Rivihet në punë rezonanca, kishte dy javë jashtë shërbimit

Sociale | 2 vite më parë

Prej dy javësh aparatura e rezonancës në QSUT qëndroi jashtë funksionit për shkak të nje defekti duke bërë që pacientët të spostoheshin drejt shërbimit të Neurologjisë për të marrë shërbimin duke krijuar edhe rradhëpritje.

Nga kjo e enjte, (11 korrik) ekipi i inxhinierëve të firmës që ka kontratë mirëmbajtje ka vendosur në punë aparaturën duke rikthyer në normalitet ekzaminimet.

Mjekët imazherishtë shpjegojnë se QSUT ka dy aparatura të tilla dhe se vetëm ajo në spitalin qëndror kryen rreth 25 ekzaminime në ditë.

“Ne në ditë kemi 20 rezonanca të planifikuara. Edhe spitali i Neurologjisë ka pothuajse të njëjtën ngarkesë”, tha mjeku.  

Rezonanca është një shërbim që kryhet me planifikim në sistem dhe zakonisht pritja shkon rreth dy muaj.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme