Qyteti në telajo nga 4 arkitektë – Ekspozita kolektive çelet në Galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës

Kulturë | 11 muaj më parë

Ekspozita “Impresione Urbane” ka hapur dyert në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës. Katër arkitektë të njohur, Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa, prezantohen për publikun me rreth 100 punime në pikturë, kryesisht peizazhe urbane të qyteteve shqiptare, duke sjellë një këndvështrim artistik mbi arkitekturën dhe jetën qytetare.

Sipas skulptorit të njohur durrsak Qazim Kërtusha, ekspozita ka vlera të veçanta për dokumentimin e zhvillimit urban në qytete të ndryshme të vendit, megjithëse ai shpreh keqardhje që Durrësi nuk është pjesë e tablove të ekspozuara.

Punimet, të realizuara në akuarel, vaj, pastel dhe grafikë me ngjyra, pasqyrojnë panorama urbane nga rrugicat e vjetra deri te qytetet historike. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 janar 2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme