“Qyteti Studenti”, aplikim online për rezervimin e një mijë shtretërve të lirë

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, në “Qytetin Studenti” janë ende 1,000 shtretër të lirë, nga 4,500 që është kapaciteti maksimal.
Drejtuesit e ndërmarrjes të strehimit të studentëve, thonë se aplikimin studentët mund ta bëjnë online. Sipas tyre interesi i të rinjve për tu regjistruar në godinat e “Qytetit Studenti” është rritur. Qyteti ka një kapacitet prej 4,500 studentësh, ndërsa janë regjistruar 3400 studentë.
Këto konvikte janë falë një bashkëpunimi dhe një mbështetje të qeverisë gjermane përmes bankës KFW. Aktualisht për t’u akomoduar në godinat aktuale qyteti studenti paguan 4,500 Lekë në muaj ndërkohë që në godinat e rikonstruktuara pagesa është 5,500 Lekë në muaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




