Rafael Nadal triumfon në “Australian Open”

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Ka kapërcyer humbjen e dy seteve të para, duke përmbysur shifrat dhe duke fituar në 5 sete në finalen e turneut “Australian Open” ndaj rusit Daniil Medvedev. Kështu Rafael Nadal ka shkruar të dielën historinë e tenisit botëror, duke u bërë i pari që fiton 21 turne madhorë, që njihen ndryshe si “Grend Slem”-e.

35-vjeçari ka përfituar siç duket më së miri nga mungesa e dy rivalëve të tij kryesorë, Rozher Federerit për shkak të dëmtimit dhe Novak Gjokoviçit për arsye kontradiktore, duke u bërë ai që arrin i pari shifrën e 21 turneve të fituar, teksa të 3 ishin ndalur deri më tani në 20 të tillë.

Fituesi i turneut të fundit madhor të vitit të shkuar, Medvedevi erdhi në këtë finale duke kërkuar suksesin e dytë radhazi dhe u duk se ishte në rrugë të mbarë, teksa i fitoi dy setet e para, 6-2 dhe 7-6 me “tie-break”.

Por Nadali u kundërpërgjigj dhe fitoi dy setet e tjera me të njëjtat shifra, 6-4, duke vijuar të triumfojnë edhe në setin e fundit dhe atë vendimtar, 7-5, duke siguruar edhe trofeun e çmuar

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme