Rafting në lumin Vjosa, ndër sportet më të preferuara për turistët e huaj
Rafting në lumin Vjosa është kthyer në një nga sportet më të preferuara për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Bukuritë natyrore të jashtëzakonshme të zonës, të kombinuara me adrenalinën që ofron ky sport aventuror, e kanë shndërruar lumin Vjosa në një destinacion magnet për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.
Operatori turistik Luka Grama bën të ditur se ka një rritje të ndjeshme të kërkesave për këtë aktivitet gjatë sezonit turistik.
“Sporti rafting është një sport që ka marrë një rritje shumë të madhe kohët e fundit. Unë jam një guidë prej pesë vjetësh. Rafting është një sport shumë i bukur, sidomos gjatë sezonit të verës. Shumë turistë e preferojnë, më shumë ata holandezë dhe italianë”, u shpreh Grama.
Ka një interes gjithnjë në rritje për rafting në Vjosë. Aktualisht, mbi 25 guida operojnë në këtë zonë, duke ofruar ture për grupe të ndryshme turistësh.
Gazetare: L. Koçiu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




