Raketat Tel Aviv, Muzhaqi: Izraeli është i mbrojtur dhe në avantazh

Botë | 2 vite më parë

Irani lëshoi mbrëmjen e kësaj të marte, një breshëri raketash ndaj Izraelit. I ftuar në emisionin “3D”, eksperti Ergys Muzhaqi e konsideroi në avantazh shtetin Izrael për vetë faktin që siç ai thekson ka një sistem mbrojtës që merr masa kundrejt çdo lloj sulmi.  

“Ka disa muaj që vazhdojnë përplasjet e tyre. Padyshim që e shikoj që Izraeli është në një avantazh të qartë, të padiskutueshëm, madje do të thoja aspak proporcional me palët  që e rrethojnë. Është shumë  e qartë që Izraeli me gjithë qëndrimin e tij, për sa i përket teknikave të luftës është më i mbrojtur, Ka një ushtri moderne të kompletuar. Ka një sistem mbrojtës që merr masa kundrejt çdo lloj sulmi. Ka ushtrinë dhe trupat gati për çdo lloj sulmi”, tha Muzhaqi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme