Rama: Dhjetori i festave në Sarandë

Saranda është bërë një ndër destinacionet gjithnjë e më të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj.
Përveç sezonit të verës që shënoi kulmin ,ky qytet po pëlqehet edhe si destinacion dimëror për të kaluar festat e fundvitit.
Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, Saranda ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga momenti i ndezjes së dritave ku dhjetëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.
“Dhjetori i festave në Sarandë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook.
Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Oltion Çaçi, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi iu bashkuan skenës magjike, ku fëmijët dhe muzika sollën atmosferën festive plot gëzim dhe dashuri.
Çaçi bashkë me fëmijët bënë numërimin mbrapsht nga dhjeta te numri një duke shënjuar momentin kulmor të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin bregdetar.
Fëmijë dhe qytetarë u mbldhën në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet bregdetar në çdo periudhë të vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




