Rama: Faktori shtetëror do mbrojë konsumatorin nga çdo abuzim, sjell në treg ekuilibër të ri dhe të domosdoshëm

Aktualitet | 8 muaj më parë

“Faktori shtetëror do mbrojë konsumatorin nga çdo abuzim”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në vijim të fjalës së mbajtur gjatë takimit me furnizuesit e naftës.

Duke u ndalur te krijimi i Agjencisë Shtetërore, kryeministri sqaroi se nuk kanë për qëllim të krijojnë monopol dhe se nuk do detyrojë askënd që të blejë nga ky faktor shtetëror.

Ai theksoi se në themel të këtij faktori qëndron vetëm ekuilibrimi i tregut në funksion të konsumatorit.

“S’duam të krijojmë monopol. S’do detyrojmë askënd të blejë nga ky faktor shtetëror, por nëse faktori shtetëror e ofron më lirë, dikush thotë jo unë do e blejë më shtrenjtë, tregu ka ato të vetat e s’do ketë mundësi t’i mbijetojë konkurrencës nëse do qëndrojë lartë. Faktori shtetëror ka për qëllim të ekuilibrojë tregun në funksion të konsumatorit, jo t’ju godasë ju apo të krijojë monopol e të zotërojë tregun vetë.

Do jetë faktor që do mbështesë sovranitetin e vendit në të përditshmen e vetë. Do mbrojë konsumatorët nga çdo abuzim.

Mund të sjellë në treg një ekuilibër të ri dhe të domosdoshëm”, theksoi Rama. Kryeministri sqaroi në krye të fjalës së tij se, qeveria po punon për finalizimin e një nisme për futjen në treg si distributor garant dhe shumice, një faktor shtetëror që sipas tij do lehtësojë punën edhe të furnizuesve të naftës, pasi do garantojë sasinë e nevojshme duke pasur mbështetjen shtetërore, si dhe do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme