Rama flet në Forumin “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka theksuar idenë e nevojës së rivendosjes së sinergjisë ndërmjet BE dhe SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor, lidhur me integrimin e këtij të fundit në kontinentin europian.
Zoti Rama gjendet në Ohër për të marrë pjesë në Forumin “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.
Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, në panel do të flasin edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana Branabiç, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti malazez Milo Gjykanoviç, si dhe sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.
Gjatë qëndrimit zoti Rama është takuar me zotin Philip Reeker, zyrtar i lartë i DASH. Pak ditë më parë ai vizioi Tiranë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




