Rama mirëpret ish-presidentin e Francës, François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka pritur ish-presidentin e Francës, François Hollande, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka postuar dhe foto gjatë takimit, Rama bëri të ditur se i ka akorduar ish-presidentit të Francës Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, si shenjë vlerësimi për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

Kryeministri shpreh gjithashtu vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Hollande në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si dhe për inkurajimin e rrugëtimit evropian të vendit.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkruan Rama krahas fotove.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme